×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së në Prishtinë i bashkohet PDK-së

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 12:04

    Shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së në Prishtinë, Flamur Shala, nga sot e tutje do të jetë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar vetë kreu i këtij subjketi, Kadri Veseli.


    Ai ka shkruar në Facebook se PDK-ja ka njerëzit më të dëshmuar, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më atdhetarë, që garantojnë cilësi në vendimmarrje për një të ardhme më të mirë.

    “Një prej personaliteteve kryesore të LDK-së, i cili ishte më i zëshmi në dekadën e fundit për Prishtinën, Flamur Shala, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ishte Shef i Grupit të Asamblistëve të LDK-së, zëvendëskryesues dhe asamblist për shumë vjet në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Partia Demokratike e Kosovës ka njerëzit më të dëshmuar, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më atdhetarë, që garantojnë cilësi në vendimmarrje për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Veseli.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!