Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e quajti “bllokues total” kandidatin e LVV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çekun.
Ai tha se ministrit në detyrë të Kulturës i ka ndihmuar “për çkado”, mirëpo nga ai tha se ka hasur gjithmonë në bllokadë.
“Ja që na doli kandidat. Një person të cilit jam mundu t’i ndihmojë, për çkado që ka pasë kërkesë Ministria e Kulturës ndaj Komunës së Prishtinës, ne kemi hapë rrugë. Mirëpo kurdo që ata është dashtë që t’i ndihmojnë Komunës, kanë blloku, në secilën pikë”, tha ai në T7.
Rama tha se kandidaturën e Çekut për kryetar të kryeqytetit “nuk e duan as vetë anëtarët e Vetëvendosjes këtu në Prishtinë”.
“Është i imponuar nga vetë kryeministri”, tha ai.
Rama tha se “të gjitha projektet madhore në qendër janë të bllokuara pikërisht nga ky person”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.