Gazetari Valon Syla, ka reaguar pasi është mbajtur për 48 orë në paraburgim.
Ai ka thënë se ka pasur një fjalosje me të dashurën e tij dhe nuk ka qenë rrahje.
Ai i ka kërkuar falje të dy familjeve.
“Pikë së pari, e dashura jeme është shumë zojë dhe e veçantë për të qenë unë i dhunshëm e që s’jam, në kuptimin që mund të kuptohet në publik si boksa e shkelma apo rrahje… ky rast nuk ka të bëj me një gjë të tillë, por më shumë ishte një fjalosje apo përlamje… me ngrehje krahu e jo boksa, shkelma apo rrahje (tjerat i gjeni në dosje të gjyqti) e për çka i kërkoj falje asaj, familjes së saj dhe times, e sidomos nënës së saj dhe times.”, ka shkruar Syla.
Syla përmendi edhe ministren në detyrë të Drejtësisë Albulena Haxhiu për mënyrën sesi ju ka qasur rastit.
Postimi i plotë i Sylës:
Reagim për publik, miq dhe media
Sapo dola nga 2 ditë arrest, dhe u këndella me ju shkru juve që më keni shkruar dhe keni raportuar.
Pikë së pari, e dashura jeme është shumë zojë dhe e veçantë për të qenë unë i dhunshëm e që s’jam, në kuptimin që mund të kuptohet në publik si boksa e shkelma apo rrahje… ky rast nuk ka të bëj me një gjë të tillë, por më shumë ishte një fjalosje apo përlamje… me ngrehje krahu e jo boksa, shkelma apo rrahje (tjerat i gjeni në dosje të gjyqti) e për çka i kërkoj falje asaj, familjes së saj dhe times, e sidomos nënës së saj dhe times.
Si shkurt, me dëshirën dhe në afekt nervoze të fjalosjes përfunduam në polici për ta regjistruar rastin…
Më liruan në ora 8e30 në mëngjes me procedurë të rregullt dhe shkova në shtëpi ku flejta se isha i lodhur, por i lirë…Por, këtu ndodhi diçka tjetër… pas 5 ore erdhi policia te dera dhe më kërkoi të shkoj përsëri në stacion dhe në ora 13e30 me 2 pyetje shtesë me urdhër të Prokurores më derguan në arrest për 48 orë… nuk kishte ndërruar ndonjë fakt prej kur më liruan në mëngjes apo nuk kishte ndodhur dicka shtesë thjeshtë ishte një masë e cila me presion nga lartë u ekzekutua…
Për këtë nuk e kërkonte e as nuk e kishte paramenduar e dashura ime… e as nuk pajtohej me një masë të tillë por kjo më shumë dukej presion mbi drejtësinë e cila shihet edhe në statuset e Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila shkruan se pse njerëzit që dalin në TV të kalojnë më lehtë.
Dhe ketu shihet se si përnjëherë politika dëshiron të na i zgjedh edhe zënkat e dashnisë dhe të kujdeset për ne për burg pa dëshirën e të dashurve tanë.
Edhe kjo masi i hongra 2 ditë burg, dhe u lincova si monstrum i dhunshëm… u bë me një mënyrë të paqenë ligjore… u akuzova për dhunë në familje, pa qenë ende në një marrëdhënie familjare e as bashkëjetese.
Një fjalosje dhe nervoza pasuese e momentit u klasifikua si dhunë psikologjike… e më e rëndësishmja u gjykova nga Ministrja e Drejtësisë, eksponentët e VV’s dhe turma, ende pa filluar gjykimi ligjor e ende pa pasur as aktakuzë…
Andaj në këto ditë ju them se besoj në drejtësi dhe drejtësia do të triumfoj.
Ju kërkoj edhe juve miq falje që mednuat se mund të kem rrahur dikë… e Zoti na ruajt njerin ma të dashur timin. Unë skam rreh as në shkollë fillore e as në të mesme… por që nuk besoni, thirrëmini kur keni probleme me gra… nashta edhe ja u ndihmoj që përnime ja u merr mendja.
Ditëve në vazhdim do ti sqaroj të gjitha në TV… por kjo ishte një reagim i shpejtë për ata që i ndjekin klikat dhe presionet e reagimeve.
Me këtë rast e falënderoj policinë, gjykatësit dhe kolegët që nuk dyshuan. Por ju kërkoj falje për aq sa ja u qova mendjen se mund të jem kaq i ligë.