Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Mëngjesi në disa rajone do të jetë i freskët, ndërsa dita stabile, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat nga 12 minimalet deri në 33 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Martën pritet të mbajë mot me diell, stabil dhe mjaft i nxehtë veror. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë.
Të Mërkurën po ashtu pritet të kemi mot me diell dhe me stabilitet atmosferik. Pasdite vonë vetëm në disa vise malore në juglindje të Shqipërisë mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset tjera vera vazhdon pa ndonjë pengesë.
Nga e Enjtja vazhdon mot me diell dhe nxehtë e më nxehtë./MeteoBallkan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.