Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet në ditën e parë të korrikut. Kalojnë herë pas here vransira, por pa mundësi që të zhvillojnë kushte për të reshura.
Temperatura minimale zbret në 16C e 19C, derisa ajo maksimale shkon deri në 31C e 34C. Frynë erë veriore e verilindore 6-12m/s.
Ditëve vijuese vazhdon të mbretërojnë kushte të qëndrueshme atmosferike. Mbetet mot kryesisht me diell dhe më i nxehtë duke shkuar në pjesën e dytë të javës. Temperaturat shënojnë një rritje graduale me maksimale deri në 35C e 37, që lokalisht mund të shkojnë deri në 38C apo edhe 39C. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 18C. Erërat frynë kryesisht nga krahu verior të lehta dhe mesatare 3-10m/s, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.