Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jenë ndër folësit kryesorë në samitin dyditor në Shkup. Ngjarja bën bashkë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian për të diskutuar zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ky takim i nivelit të lartë synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik, të nxisë reformat dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të rajonit drejt Tregut të Përbashkët Rajonal, në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.
Pjesa kryesore e samitit zhvillohet më 1 korrik në hotelin “Hilton Double Tree”, ku do të analizohen progresi dhe sfidat e Planit të Rritjes, si dhe do të shqyrtohen propozime për iniciativa të reja që synojnë fuqizimin ekonomik të rajonit përmes bashkëpunimit rajonal. Programi përfshin dy panele diskutimi dhe do të përmbyllet me një drekë zyrtare dhe një konferencë për shtyp.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.