×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Një i vrarë e dy të plagosur seriozisht nga sulmi në një kompani në Gjermani

    Reporteri
    01 Korrik 2025 | 10:33

    Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën seriozisht nga një burrë me një mjet të mprehtë, i cili sulmin e kreu në një kompani elektrike në pjesën jugore-qendrore të Gjermanisë të martën, tha policia lokale.

    Një grup i madh i shërbimeve të shpëtimit u vunë në shërbim të të lënduarve në terren në kompaninë “Ueberlandwerke Rhoen” në qytezën Mellrichstadt të Bavarisë, tha policia, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

    Policia tha se një person ka vdekur në vendin e ngjarjes.

    Personi i dyshuar, shtetas gjerman 21-vjeçar, tashmë është dërguar në ndalim dhe nuk ka rrezik ndaj publikut, tha policia, e cila shtoi se nuk ka shenja për motive politike apo terroriste.

    Një zëdhënës i kompanisë ku ndodhi sulmi nuk deshi të komentonte dhe pyetjet i referoi te policia.

    “Kujdesi për të lënduarit është prioriteti kryesor, si dhe qartësimi i rrethanave të sakta të krimit” – tha një zëdhënës i policisë.

    Në kompaninë ku ndodhi sulmi punojnë 220 persona, përfshirë 20 praktikantë, raporton gazeta gjermane “Bild”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!