Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi sot hedhjen e gurthemelit për ndërtimin e stacionit të ri të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se ky stacion modern do të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për pjesëtarët e Policisë dhe do të shërbejë si burim sigurie dhe adresë raportimi për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Sveçla shtoi se mbeten të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, qetësisë publike, si dhe të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.
“Sot, hodhëm gurthemelin e stacionit të ri të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Ky stacion modern do të jetë infrastrukturë e nevojshme për pjesëtarët e Policisë sonë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim. Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë. Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, qetësisë publike e, pa dyshim, edhe sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.