Deputetja e listës së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se do t’i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetuese për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve opozitarë në votime, shkruan Reporteri.net.
Ajo tha se interpretimi aktual i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ka komplikuar më shumë situatën në vend që ta sqarojë, ndërsa theksoi se votimi në seancë është obligim.
“Nuk e kemi leximin e njejtë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues, është e qartë që jo që ka sqaruar, por ka komplikuar rethanat një interpretim i tillë, ndërsa synimi i tretë është e mëse e domosdoshme edhe një adresim i gjykatës në situatën aktuale tashmë në mospjesëmarrjen në votim nga partitë opozitare. Votimi në seancë është obligim. Ne po e përgatisim që t’i drejtohemi gjykatës për mosvotimin e deputetëve opozitare për mos pjesëmarrje në votim”, tha ajo.
/Reporteri.net/