×
  • Lajme
  • Lajme / Prokuroria Themelore

    Hidhet poshtë kallëzimi penal i Flutura Kusarit ndaj Mentor Llugaliut

    Reporteri
    01 Korrik 2025 | 15:59

    Juristja e medias, Flutura Kusari ka bërë të ditur se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë kallëzimin e saj penal ndaj Mentor Llugaliut për ngacmim online, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas Kusarit, në deklaratën e tij para organeve të ndjekjes, Llugaliu ka pohuar se në 101 postimet ku përmendet emri “Mickoja”, nuk i është referuar asaj personalisht dhe se kishte bërë humor.

    Prokuroria ka konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale të ngacmimit, duke theksuar ndër të tjera se:

    1. Llugaliu nuk më ka kontaktuar direkt

    2. 101 postimet e Llugaliut janë kritikë për çështje profesionale ndaj meje dhe nuk janë kërcënim fizik apo frikësim i qëllimshëm

    3. Statusat janë fyerje dhe shpifje dhe duhet të ndjeket procedurë civile

    Kusari ka bërë të ditur se kishte hezituar ta paraqiste kallëzimin, pasi vepra penale e ngacmimit është e re në Kodin Penal. Ajo shtoi se ka të drejtë të paraqesë ankesë në Prokurorinë e Apelit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!