×
  • Lajme
  • Lajme

    Mehmet Kraja zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 13:15

    Akademiku Mehmet Kraja është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.


    Zgjedhja e tij në krye të ASHAK-ut është bërë në mbledhjen e sotme të këtij institucioni.

    Kjo e fundit deri në qershor ishte drejtuar nga akademiku Nexhat Daci i cili ishte zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 21 dhjetor të vitit 2017 në zgjedhjet e rregullta.

    Vendimi që Daci të mos e ushtronte më funksionin e kryetarit ishte marrë nga organet ligjore dhe statutare, legale dhe legjitime të ASHAK-ut më 11 qershor të këtij viti pasi ai i kishte mbushur 75 vjet, shkruan Klan Kosova.

    Deri më sot këtë funksioni e kishte ushtruar, akademik Jusuf Bajraktari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!