Mot i nxehtë, me kthjellime e diell parashihet ditën e mërkurë në vend. Temperaturat minimale zbresin në 13C e 16C, ndërsa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 32C e 35C. Frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.
Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet ditëve të ardhshme, në pjesën e dytë të javës. Në fundjavë kalojnë vransira, që të shtunën mund të formojnë kushte për ndonjë rrebesh shiu, me gjasë përreth zonave malore. Temperaturat maksimale të premten shkojnë deri në 36C, e lokalisht deri në 38C. Të larta mbesin edhe përgjatë fundjave prej 35C e 36C. Frynë erë kryesisht nga krahu verior, e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.
Mot shumë i nxhetë dhe kryesisht me diell do të mbretëroj edhe përgjatë rajonit, me maksimale që ditën e mërkurë shkojnë deri në 38C e 40C nga Shqipëria. Përgjatë Maqedonisë veriore temperatura deri në 41C e 42C mund të regjistrohen nga Demir Kapija e Gjevgjelia, duke shkuar në fundjavë, njofton Mendimu për Motin.0
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.