Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për një rast tentim vrasje që ka ndodhur më 27 qershor në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se i arrestuari është Z.K, të cilit i është sekuestruar edhe një armë zjarri, shkruan Reporteri.net.
“Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, është siguruar prezenca e personit të dyshuar:– Z.K mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është sekuestruar një armë zjarri.
I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 27.06.2025, në rrugën “Isa Kastrati“, në Prishtinë. Po ashtu ndaj tij është iniciuar një rast për armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.