Lidhja Demokratike e Kosovës do ta zyrtarizojë nesër kandidatin për Kryetar të Komunës së Podujevës, shkruan Reporteri.net.
Ceremonia do të mbahet nesër në orën 19:00.
“Ky është një hap i rëndësishëm që shënon fillimin e një etape të re për qytetin tonë, për vlerat që ne përfaqësojmë dhe për të ardhmen që e ëndërrojmë së bashku. Në këtë moment vendimtar, secili prej jush ka një rol të papërsëritshëm për të mbështetur dhe për t’u bashkuar në këtë rrugëtim”, thuhet në njoftim.
Kandidat i kësaj partie për këtë komunë pritet të jetë deputeti Ekrem Hyseni, i cili e drejton Degën e LDK’së në Podujevë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.