Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar nga detyra një zyrtar korrektues, nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë gaz gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, shkruan Reporteri.net.
Ndaj 12 zyrtarëve të tjerë, janë inicuar procedura disiplinore meqë dyshohen se ditë më parë kanë shtënë me armë gjatë një ahengu privat.
“Për këtë rast, jemi në pritje të raportit të Prokurorisë, dhe në përputhje me të, do të ndërmerren masat e nevojshme nga ana jonë. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar ndaj respektimit të ligjit, ruajtjes së integritetit institucional dhe garantimit të standardeve më të larta profesionale në përmbushje të misionit të saj”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.