×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidentohet motomjeti në Fushë Arrëz, humb jetën 63-vjeçari sllovak

    Reporteri
    02 Korrik 2025 | 17:37

    Një aksident i rëndë ka ndodhur, në fshatin Kryezi, në Fushë Arrëz, ku si pasojë ka humbur jetën një 63-vjeçar nga Sllovakia.

    Sipas asaj që njoftoi policia, sllovaku ishte në një motomjet bashkë me një pasagjere në momentin që ka humbur drejtimin e motomjetit dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

    Ndërkohë bëhet e ditur se pasagjerja po transportohet me helikopter në Tiranë për trajtim më të specializuar.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!