Rasti i 12-vjeçares në Shqipëri, e cila dyshohet që u përdhunua nga babai i saj ka tronditur opinionin publik me të shumta reagime edhe nga fytyrat publike.
Një reagim për rastin tronditës e ka bërë edhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu.
Ajo përmes një postimi në ‘instastory’ është shprehur e indinjuar me ngjarjen.
“Ky nuk është baba, ky është një monstrum me fytyrë njeriu! Me përdhunu vajzën e vetë 12-vjeçare dhe me pas fytyrën me thanë ‘vetëm një herë’, se paska mendu që mundet me bo edhe ma shumë. Çfarë turpi, çfarë krimi, çfarë shoqërie të kalbun që ende u jep mundësinë krejt plehrave me u quajt prind”, ka shkruar Xheneta në postimin e saj.
Ish-banorja e BBVK-së gjithashtu ka kërkuar një përgjigje se pse heshtet për këto ndodhi.
Babai i saj 36-vjeçar, gjatë seancës së sotme, nuk ka folur por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit.
Gjykata e Fierit i ka shqiptuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.