×
  • Sport
  • Sport

    Tronditet bota e futbollit, vdes në aksident trafiku ylli i Liverpoolit, Diogo Jota

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 10:21

    Ylli i Liverpoolit, Diogo Jota ka vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës, njofton mediumi spanjoll “Marca”.

    Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.

    Futbollisti portugez vdiq kur automjeti me të cilin udhëtonte me vëllain e tij, André, 26 vjeç, gjithashtu një futbollist profesionist, doli nga rruga dhe u përfshi nga zjarri.

    28-vjeçari iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020. Që prej atëherë ai kishte pasur 182 paraqitje, duke shënuar 65 gola dhe 26 asiste./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!