×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Policia: Kërcënimi për mjet shpërthyes në Kuvend u bë përmes një mesazhi

    Reporteri
    05 Korrik 2025 | 12:15

    Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se kërcënimi për mjet shpërthyes në Kuvendin e Kosovës u bë përmes një mesazhi.

    Policia e Kosovës tha se ka angazhuar njësitë kompetence për adresimin e këtij rasti.

    “Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”.

    “Policia e Kosovës ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt”, kanë thënë nga Policia për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!