×
  • Lajme
  • Fokus / Alarmi i rrejshëm për bombë

    Deputetët fillojnë të mblidhen në Kuvendin e Kosovës për ta vazhduar seancën konstituive

    Reporteri
    05 Korrik 2025 | 19:49

    Deputetët  kanë filluar të arrijnë në objektin e Kuvendit të Kosovës pas një alarmi të rrejshëm për bombë që çoi në shtyerjen e seancës së paraparë të mbahej në ora 11:00.

    Kjo do të jetë tentativa e 42-të për konstituim të Kuvendit.

    Deputetët u urdhëruan të largoheshin nga objekti i Kuvendit pak para orës 11:00 sot, pas një alarmi për bombë.

    Kjo bëri që seanca të shtyhej për në ora 20:00. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!