Kryetari i PD-së Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjete sociale ka publikuar propozimet e opozitës së bashkuar për procesin e Reformës Zgjedhore.
Basha shkruan se Shqipëria ka nevojë për një Reformë të vërtetë Zgjedhore, që do të nisë nga konsultimi me qytetarët.
Postimi i plotë
Shqipëria ka nevojë për një Reformë të vërtetë Zgjedhore të hartuar me transparencë dhe të konsultuar me qytetarët dhe të gjitha grupet e interesit. Reforma Zgjedhore kërkon vullnet të pastër politik për tu realizuar dhe zbatuar. Në respekt të transparencës, ky eshtë propozimi i Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore. Dëshiroj që konsultimi të nisë me JU! Ndaj ju ftoj të ndani me mua mendimet dhe sugjerimet tuaja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.