Artisti shqiptar 38-vjeçar, Noizy është arrestuar në aeroportin e Cyrihut gjatë hyrjes së tij në Zvicër. Ai kishte shkuar atje për të prezantuar albumin e tij të ri në në një nga klubet në Rümlang.
Policia kantonale e Cyrihut e ka konfirmuar arrestimin për median zvicerane “Watson”. Sipas tyre, arrestimi është bërë me urdhër të prokurorisë për krime të rënda me dhunë.
Klubi ku Noizy pritej të performonte ka hequr të gjitha njoftimet për koncertin nga rrjetet sociale.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.