×
  • Lajme
  • Lajme

    Fisnik Ismaili për përleshjen Abazi-Molliqaj: Nëse dikush do të thoshte për gruan time ashtu, qyrrat në tavan ia kisha qit

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 19:57

    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Fisnik Ismaili është deklaruar në lidhje me përplasjen e Haki Abazit dhe Dardan Molliqajt, përplasje kjo e cila qoj deri tek përleshja fizike në mes Molliqajt dhe Abazit.


    Në intervistë për gazetën “Zëri”, Fisnik Ismaili ka zbuluar të pa thënat rreth kësaj ndodhie e cila nuk është bërë e ditur përse eskaloi dhe shkoj deri tek grushtet.

    Sipas Ismailit, Haki Abazi e ka sulmuar Molliqajn duke i thënë fjalë për bashkëshorten e tij, gjë e cila ka qenë e papranueshme për këtë të fundit.

    “Unë jam njeriu më paqësor në botë. Unë kurrë nuk jam rrahur me askënd. Unë kurrë dhunën nuk e përkrahi. Por, nëse dikush do të fliste ashtu për Nitën, në televizion publik, qyrrat në tavan ia kisha qit”, ka thënë Ismaili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!