Ka 20 vjet që në dhomën e Albion Kumnovës nuk është ndryshuar asgjë.
Albioni, djali i vetëm i Muharrem e Nesrete Kumnovës, është një nga personat, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë tash e dy dekada nga përfundimi i luftës. Zbardhjen e fatit të djalit të saj e të mbi 1,600 të tjerëve, e kërkon kryetarja e shoqatës “Thirrjet e nënave”, Nesrete Kumonva.
Derisa tregon për ditën kur për herë të fundit ka parë djalin e saj, Nesrete Kumnova thotë se institucionet nuk kanë bërë aq sa është dashur për personat e zhdukur. Kumnova pohon se, përkundër premtimeve, askush nga liderët apo kandidatët për kryeministër nuk është takuar me të.Megjithatë, kandidatët që synojnë postin e të parit të qeverisë, janë zotuar për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve.
Madje, kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do ta largonte taksën ndaj produkteve serbe në këmbim të të dhënave për personat e zhdukur.Por, Nesrete Kumnova është skeptike se pas zgjedhjeve ata do të merren me këtë çështje.
Ndryshe, deri në ditën e zgjedhjeve të parakohshme kanë mbetur edhe tre ditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.