Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj duke folur për krijimin e Gjykatës Speciale në Debat Plus, i ka quajtur deputetë me tru peshku, të gjithë ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i cili ka kërkuar nga Nasim Haradinaj që të ketë respekt për përfaqësuesit e zgjedhur nga populli, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera Haradinaj dhe kryetari i OVL-UÇK-së janë përplasur edhe rreth kësaj organizate, ku Haradinaj ka thënë se kjo organizatë nuk mund ta përfaqësojë atë si veteran.
“Të kom thanë edhe në Parlament, ti mu nuk më përfaqëson. Ata nuk më përfaqësojnë mua, janë organizatë e PDK-së”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.