Gani Geci e Nasim Haradinaj kanë pasur mjaft përplasje gjatë debatit në televizionin Dukagjini, teksa flitej për Gjykatën Speciale.
Geci e Nasim Haradinaj po e akuzojnë njëri-tjetrin për të bëmat gjatë luftës, shkruan Reporteri.net.
Ndërkohë, Daut Haradinaj ka reaguar mjaft ashpër ndaj këtyre dyvë. Ai u ka thënë se “po të ishte prokuror, do të kishte material mjaft vetëm po të dëgjoheni ju duke folur”.
Ish-deputeti i AAK-së, vëllau i kryeministrit në largim, u ka bërë thirrje që të mos flasin shumë në këtë mënyrë pasi, sipas tij, ata po japin material për gjykatën.
E më pas, ka ardhur reagimi i Nasim Haradinajt, i cili ka potencuar se “gjithkush ka përgjegjësi për fjalën e tij”, duke shtuar se “nuk mund të na mësoni”./Reporteri.net.