Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka folur në emisionin Pressing edhe në lidhje me financimin e mundshëm nga Devollët, të cilët vetë i pati ofenduar në disa raste duke i quajtur oligarkë.
Kurti u akuzua dje nga Florin Krasniqi se i kishte marrë 20 mijë euro nga kjo kompani.
Duke komentuar këtë deklaratë, ai deklaroi “E vlerësoj Florin Krasniqin për kontributin e tij. Nuk është puna veç te Devollët, por edhe te bizneset e tjera. Unë nuk e shti dorën në zjarr”.
Kryetari i Vetëvendosjes më tej tha që nuk i di specifikat e financimit me Devollët dhe bizneset e tjera që e kanë mbështetur Vetëvendosjen.
Albin Kurti më herët në shumë raste i kishte ofenduar me fjalët më të rënda këta biznesmenë, prej të cilëve tashmë e pranoi se është financuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.