Kryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj po debaton sot në Debat Plus bashkë me ish-luftëtarët e tij, Daut Haradinaj e Gani Geci e gazetarin që mbuloi luftën në Kosovë, Milaim Zeka.
Haradinaj si gjithmonë ka qenë shumë i zëshëm duke marrë krejt vëmendjen në debat. Përpos akuzave dhe deklaratave të bujshme që ai bën, sot ka marrë vëmendje me në gjest tjetër, shkruan Reporteri.net.
Derisa po debatonte me ish-deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj, Nasim Haradinaj në një moment ka mbështetur duart në tavolinën prej xhami, ku zakonisht ulen debatuesit duke e thyer atë.
Ky moment natyrisht se ka shkaktuar të qeshura të mëdha në studio, gjersa Haradinaj është ankuar se xhami nuk është i kualitetit të mirë. /Reporteri.net
Shikoni pamjet:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.