×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjermanët “afrojnë” Ramën dhe Metën

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 8:25

    Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka organizuar sot një aktivitet me rastin e 29 vjetorit të bashkimit. Të pranishëm në ceremoni ishin liderët më të lartë të shtetit.


    Protokolli kishte përcaktuar që në krah të presidentit Ilir Meta të qëndronte krye-parlamentari Gramoz Ruçi, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhej një rresht pas tyre, raporton Top Channel.

    Meta ka reaguar pas ceremonisë duke u shprehur i kënaqur me këtë pjesëmarrje.

    “Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë dhe t’i shprehja ambasadorit Peter Zingraf urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman. Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike. Mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar, të gjithanshëm dhe të përhershëm që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike!”, ka thënë Meta.

    Në fotot që zgjodhi për të publikuar në rrjetet sociale, Meta ka shmangur Ramën, por jo Ruçin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!