Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur emërimin e Presidentit Trump të Ambasadorit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani Richard Grenell, si i Dërguar i Posaçëm për Dialogun Kosovë – Serbi.
“Mirëpres emërimin nga Presidenti Trump të Ambasadorit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani z.Richard Grenell, si i Dërguar i Posaçëm për Dialogun Kosovë – Serbi.
Do të punojmë dhe angazhohemi bashkarisht rreth dialogut pa kushte, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Grenell është ambasador i SHBA-ve në Gjermani, i cili u emëruar nga presidenti Trump dhe tani pritet t’i qoj përpara përpjekjet e vendit të tij në arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, që mund edhe të rezultojë me njohje të Kosovës nga ana e Serbisë, transmeton Telegrafi. Ai pritet të vazhdojë të ushtrojë detyrën e ambasadorit amerikan në Berlin dhe njëkohësisht të angazhohet si i dërguari i administratës së presidentit Trump, duke ndihmuar kështu në arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.