Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se arrestuar një person nën dyshimin për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet R.D., i dyshuar se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” në kundërshtim me nenin 142 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, “Krime të Luftës në shkelje të rëndë” të Konventave të Gjenevës nga neni 144 i KPRK-së, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë” të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës nga neni 146 i KPRK-së, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë” të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtarë nga neni 147 i KPRK-së, dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokurori i rastit gjatë ditës do të bëjë kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.