×
  • Lajme
  • Lajme

    Fjalët prekëse të familjarit për dy vëllezërit kosovarë që u vranë në Gjermani

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 12:13

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjermani. Si pasojë e të shtënave me armë, një 39 vjeçar nga Kosova ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa vëllai i tij ishte plagosur rëndë. Gjatë ditës së sotme familjarët kanë njoftuar se edhe i plagosuri ka ndërruar jetë, shkruan Reporteri.net.


    Një nga familjarët e të ndjerëve ka bërë një postim prekës në llogarinë e tij në Faacebook, ku edhe ka dhënë lajmin për vdekjen e tyre.

    “Ju njoftoj miq shokë se sot morën lajmin shumë tragjik për humbjen e dytë Haki Lumi i cili mbet i plagosur dhe nuk mundi të ju mbijetoj plagëve të marra. Pushoni në paqe daja Haki e Fatos Lumi. Inshallah Zoti ju shpërblen me xhenet. Shumë vdekje e rëndë dy vëllezër në moshë shumë të re me i marrë vdekja”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë, se dje në qyetin e Abensbergut në Baravrinë e Poshtme është njoftuar për të shtëna armësh, të cilat janë dëgjuar në parkingun e një supermarketi në rrugën “Strabuinber”, duke çuar deri te vdekja e dy kosovarëve Fatos dhe Haki Lumi.

    Dyshohet se personat të cilët kanë shtënë në drejtim të vëllezërve Lumi janë po ashtu me prejardhje nga Kosova. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!