×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja mbledh qytetarët me autobusë për tubimin në Prishtinë

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 11:55

    Gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore, kandidatët për deputetë dhe ata për kryeministër kanë udhëtuar në çdo cep të vendit duke kërkuar votën e qytetarëve.


    Mirëpo, sot në përfundimin e fushatës, partitë politike do të mbajnë takimet e tyre përmbyllëse.

    Lëvizja Vetëvendosje tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, do ta mbajnë në Prishtinë, saktësisht në sheshin “Skënderbeu”. E për këtë tubim Lëviza Vetëvendosje është mobilizuar duke mbledhur qytetarë me autobusë anë e kënd Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Në listën e siguruar nga Reporteri, shihet orari i nisjes së autobusëve nga Mitrovica. Siç shihet në foton e mëposhtme, nisjet me autobusë fillojnë nga ora 17:30  nga fshati Kçiq i Mitrovicës, përkatësisht tek shkolla “Bislim Imeri” e më tutje, ndërsa nisja nga qendra bëhet në ora 18:00.

    Përpos Mitrovicës, organizime të tilla nga Lëvizja Vetëvendosje për tubimin e sotëm po bëhen në tërë Kosovën.

    Ndryshe, tubimi përmbyllës i Vetëvendosjes në Prishtinë pritet të mbahet në orën 20:00./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!