×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    “A ka marrëveshje?” – Kurti s’përgjigje kur pyetet për takimin me Limajn

    Reporteri
    21 Korrik 2025 | 11:06

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka zbuluar nëse ka arritur ndonjë marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.

    I pyetur nga gazetarët për ndonjë marrëveshje me Nismën, Kurti nuk dha asnjë përgjigje.

    Po ashtu, ai nuk komentoi as kur u pyet nëse do të rikthehet votimi i hapur.

    Sot është tentativa e 50 për konstituimin e Kuvendit.

    Janë bërë mbi tre muaj që kur deputetët çdo 48 orë po mblidhen në Kuvend.

    Në seancën e fundit, të shtunën dështoi sërish të formohej Komisioni për Votimin e Fshehtë.

    Kryesuesi i Kuvendit, Avdni Dehari, ashtu si në disa prej seancave të fundit, kërkoi nga regjia që t’ua ndalte mikrofonin në foltore, përfaqësuesve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

    Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!