×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    “Je hy në punë të rënda, për Serbinë mos u mërzit veç me shokë mos u korit”, Thaçi flet për porosinë që ia la babai

    Reporteri
    24 Korrik 2025 | 20:59

    Ish-presidenti Hashim Thaçi në intervistën për Rubikon të Klan Kosovës, ka ndarë kujtime të ndjera nga periudhën e paraburgimit gjatë vitit 2024, kur prindërit e tij e vizituan për herë të dytë në hapësirat e qendrës ku po mbahet në Hagë.

    Ai ka rikujtuar një bisedë intime me babanë e tij në vitet ’90, ku ky i fundit i kishte dhënë një këshillë të çmuar: “Mos u mërzit për Serbinë, por mos u korit me shokë.”

    ”Gjatë vitit 2024 edhe pse në gjendje aspak të mirë shëndetësore prindërit me vizituan për herë të dytë në hapësirat e qendrës së paraburgimit. Ishte rrethanë mallëngjyese. Kaluan tri orë sikur të ishin tre minuta. Mbetëm të etur për të vazhduar muhabetet. Edhe pse të lodhur nga mosha për të pritur mysafirë, tregonin falënderim, mirënjohje për solidaritetin e shumë njerëzve me vizitat e tyre në Burojë”.

    ”Që të relaksoja më shumë ndejën, ju kujtoja kujdesin që tregonin për mua kur isha nxënës dhe udhëtoja me autobus çdo dite nga Buroja në Skenderaj, më jepnin para çdo ditë për burek, çaj dhe blerjen gazetës “Rilindja”; unë më tepër lexoja faqet sportive, rubrikën e kulturës dhe ndonjë fejton historik qe ia vlente. Me prisnin në mbrëmje për darkë. Kujdeseshin në imtësi për higjienën dhe veshmbathjen. Më kursenin nga punët e shtëpisë”.

    ”la freskova babait kujtesën për një bisedë që kishim zhvilluar në një nga pranverat e fillim viteve nëntëdhjeta, tanimë student gjatë një fundjave në kopshtin e shtëpisë, duke i ndihmuar në mirëmbajtjen e oborrit – kositjen barit në një moment pushimi nën hijen e një qershie kur ishim vetëm për vetëm më tha: “E di dhe po e shoh se je hy në punë të rënda“, vazhdoi “diçka dua të të them, sa për Serbinë mos u mërzit, veç me shokë mos u korit”.

    Ai ka folur edhe për vizitën e tij në korrik të vitit 2023 me lejen e Dhomave të Specializuara.

    “I gjeta në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe u preka shumë. Kuptova se pleqëria dhe mërzia kishin bërë punën e vetë në shëndetin e tyre fizik, por jo moral. Në këto rrethana të rënda edhe pse fjalëpoak, tek ata përsëri gjeta humorin e lehtë dhe të këndshëm. Gjithherë jam munduar të mos i shqetësoj, por e di se janë mërzitur shpesh nga shqetësimi për mua. Ata nuk kishin frikë, por sic do prind për ddjalin apo vajën gjithmonë ka drojën, kam parasysh edhe rrethanat e rrezikshme që kemi kaluar si popull. Më pak orë qëndrimi më ringjiznin vlerat e tyrë shpirtërore, solodaritetin dhe humanizmin, dinjitetin, shijen për gjëra të mira.”, tha ai.

    Thaçi nga qelia e burgut ka ndarë edhe kujtime nga fëmijëria e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!