×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    “A je kthy me shokët?”, Thaçi kujton bisedën e fundit me babanë e tij pak para se të vdiste

    Reporteri
    24 Korrik 2025 | 21:15

    Më 13 mars të këtij viti, ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nën masa të rrepta sigurie pati vizituar babanë e tij të sëmurë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

    Thaçi në një intervistë në Rubikon të Klan Kosovës tregoi për bisedën që pati me babanë e tij brenda hapësirave të QKUK-së.

    “Babai dukej i rrënuar fizikisht, por nuk vërejta sfilitje shpirtërore, aftësia në të folur i ishte dobësuar shumë, pozitiv në ato pak gjëra që flisnim, i kishte ndodhur një përmirësim pothuajse imagjinar para largimit nga bota tokësore e cila tanimë ishte çështje jo ditësh por orësh. Me ne qëndroi mjeku, Kastrioti, gjatë gjithë kohës. I lutem Zotit dhe përulem me respekt për mjeket dhe gjithë stafin ndihmës që e mbajtën gjallë derisa u takuam”.

    “Me përjashtim gjatë fëmijërisë sime të hershme dhe atë pa të keq nuk e kisha gënjyer, atë ditë u detyrova nga dashuria, që kur të largohesha të mos ndihej i braktisur, vdekja sikur nuk bënte pjesë në planet e tij mendore dhe të ndërgjegjes, edhe në ato orë ndjeva veç dashuri aspak dëshpërim”, tha Thaçi në Rubikon në Klan Kosova.

    Ish-presidenti tregoi se babai i tij, Haxhia, disa herë e pyeti se “A je kthy me shokët”, gjë për të cilën tha se “duhej t’i thosha ‘po’”.

    “Disa herë me pyeti, ‘A je kthy me shokët?’, duhej t’i thosha, ‘Po’. U gëzua si fëmija. Derisa Lumja e ushqente me supë, dëshironte të fliste e të fliste me mua me gjithë fuqinë e mbetur. “Shumë mirë që qenkan lëshu krejt shokët”, e përsëriti disa herë atë ditë”, tha tutje Thaçi, njofton Klankosova.tv.

    Më tej, Thaçi u shpreh se kur erdhi koah për t’u përshëndetur e që të largohej, babai të tij i tha se “po shkoj në Burojë, të pres atje për çaj”.

    “Ishte i përmbushur. Kur erdhi koha për tu përshëndetur e që të largohesha me lehtë i thashë ‘Po shkoj ne Burojë të pres atje për çaj’, mu përgjigj, ‘shumë mirë, shko se edhe unë vij me kismet shpejt, nuk kam çka me nejt këtu’”, u shpreh Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!