Futbollisti i Interit, Benjamin Pavard dhe modelja nga Kosova, Kleofina Pnishi i kanë thënë “po” dashurisë dhe kanë kurorëzuar martesën në një dasmë në Amalfi të Italisë.
Nga dasma përrallore kanë dalë pamje të reja, shihet se modelja ka mësuar Pavardin ta bëjë shqiponjën, shkruan Reporteri.net.
Ai siç mund ta shikoni në video shihet duke bërë me duar shqiponjën.
Ceremonia civile u bë në një manastir të rrënuar në Ravello, dasma dhe darka e më pas mëngjesi festiv, në Giardini del Fuenti, në një shkëmb mbi Detin Tiren.
Çifti, janë së bashku prej vitit 2022. /Reporteri.net/.