×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Reagon Ramiz Lladrovci: Qytetarët e Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4

    Reporteri
    27 Korrik 2025 | 19:37
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pasi partia e tij nuk e rikandioi edhe për një mandat, duke paralajmëruar se thënë se nuk është rrëzuar për katër dekada, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka paralajmëruar rikandidimin, pasi ka shkruar se “Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!”.

    Postimi i tij i plotë:

    Deri sot nuk jam rrëzuar, kush më njeh me mbi katër dekada këtë e di.

    Respekt për votat pro dhe kundër në seli të PDK-së, po ashtu, faleminderit atyre që nuk morën pjesë në votim. Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre.

    Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!