×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Kryeziu kërkon përgjigje nga Osmani: A keni sugjeruar nisjen e procedurave për shkarkimin e gjyqtarit Radomir Laban

    Reporteri
    05 Gusht 2025 | 19:15

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, i është drejtuar Presidentes Vjosa Osmani me katër pyetje, pasi ajo e tërheqi kërkesën që e kishte dorëzuar lidhur me konstituimin e Kuvendit, pas caktimit të Radomir Laban, si gjyqtar raportues për lëndën.

    Duke iu referuar deklaratës së Osmanit për gjetjet e organeve të sigurisë, ai e ka pyetur Presidenten se a ka komunikuar me Kryetaren e kaluar dhe Kryetarin aktual të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me to si dhe nëse ka sugjeruar që bazuar në këto gjetje, Kushtetuesja të nisë procedurën për të rekomanduar shkarkimin e tij, shkruan Reporteri.net.

    “Këto pyetje janë tejet esenciale dhe të rëndësishme për të vlerësuar edhe nëse vetë Presidentja e ka kryer detyrën e vet për të mbrojtur rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare.  Opinioni i gjerë ka nevojë për qartësi dhe argumentim të saktë. Ndryshe, çdo gjë tjetër është veprim që dëmton seriozitetin e institucioneve të Republikës”, ka shkruar Kryeziu./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!