Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dy janë plagosur sot në Gjilan.
Nga Policia thanë se i dyshuari për këtë rast është në arrati por është i njohur për ta.
“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë I cili për momentin është në arrati”, tha për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Mediat lokale në Gjilan kanë publikuar pamje të vendit ku ka ndodhur krimi i rëndë.