×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Vdes edhe një person, shkon në tre numri i viktimave në Gjilan

    Reporteri
    10 Gusht 2025 | 15:54

    Ka vdekur edhe personi i tretë nga të shtënat me armë në një kafiteri në Gjilan në rrugën “Ibrahim Rugova”.

    Gazeta Online Reporteri.net se një nga të plagosurit nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur.

    I dyshuari për rastin, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës është Mefail Shkodra.

    Policia kishte bërë të ditur se rasti kishte ndodhur rreth orës 12:30, dhe se i dyshuari ndodhet në arrati.

    “Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë I cili për momentin është në arrati”, kishte deklaruar për Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, IsmetHashani.

    Mefail Shkodra është emër i njohur për organet e rendit, pasi në qershor të vitit 2024, pas një aksioni të Policisë ishte arrestuar për fajde bashkë me djalin e tij.

    /Reporteri.net/

    I dyshuari për vrasjen e dyfishtë ne Gjilan është Mefail Shkodra, ishte arrestuar më parë për fajde

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!