Qyteti i Gjilanit sot u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku tre persona u vranë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Nga të shtënat me armë mbeten të vdekur babë e bir, argjendar të njohur që qytetin e Gjilanit, të cilën u vranë në një kafene afër objektit të komunës së Gjilanit.
Pak më vonë, vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, i cili po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, duke e çuar bilancin në tre viktima.
I dyshuari për rastin është Mefail Shkodra, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Policia në komunikatën e fundit ka kërkuar ndihmë nga qytetarët nëse kanë informacione për vendndodhjen e të dyshuarit.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:30.
“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë I cili për momentin është në arrati”, kishte deklaruar për Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, IsmetHashani.
Mefail Shkodra është emër i njohur për organet e rendit, pasi në qershor të vitit 2024, pas një aksioni të Policisë ishte arrestuar për fajde bashkë me djalin e tij. /Reporteri.net/