×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Shtëpia e Bardhë njofton për orarin e takimeve të Trumpit me Zelenskyn dhe liderët evropianë

    Reporteri
    18 Gusht 2025 | 9:21

    Shtëpia e Bardhë ka publikuar një orar se kur parashihet të arrijnë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe liderët kyç evropianë, raporton “BBC”.

    Liderët evropianë pritet të arrjnë në Washington në mesditë me kohë lokale (rreth orës 18:00 me zonën tonë kohore).

    Ndërkohë një orë më vonë, Zelensky do të pritet nga Trumpi para se të nisë takimin bilateral.

    E rreth orës 14:15 me kohë lokale (20:15 me zonën tonë kohore), Trumpi do t’i presë liderët evropianë para një foto në grup.

    E takimi shumëpalësh do të zhvillohet rreth orës 15:00 me kohë lokale (21:00 me zonën tonë kohore).
    Nuk ka një orar se kur do të përfundojnë takimet.

    Zelensky në Shtëpinë e bardhë do të shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe presidenti i Finlandës, Alexander Stubb.

    Trump në një postim në “Truth Social”, ka thënë se është ditë e madhe dhe nder i madh të presë aq shumë liderë evropianë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!