×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Sami Kurteshi sulmon sërish mediat: Shumica shkruajnë shqip e janë përkrahës të Listës Serbe

    Reporteri
    21 Gusht 2025 | 19:28

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi edhe në mbledhjen e sotme të këtij komisioni i ka sulmuar mediat.

    Teksa po diskutonin për certifikimin e Listës Serbe, ai duke iu përgjigjur  anëtarit të PDK-së, Arianit Elshani i cili tha se abstenojnë nga votimi për moscertifikim e Listës Serbe, pa i marrë informacionet nga institucionet e sigurisë dhe nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e një lufte mediale lidhur me këtë temë.

    “A ja bjen AKI dhe Policia këto dokumente nuk e di unë.  Kjo nuk është luftë mediale, sepse zoti kolegë, unë nuk dalë në asnjë media. Bile refuzoj me komuniku me mediat sepse shumë prej tyre shkruajnë shqip e janë përkrahës të tyre.”, tha Kurteshi.

    Në mbledhjen e sotme KQZ nuk e certifikoi Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të tetorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!