Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të seancës konstituive, tha se VV-ja e ka ditur që Hekuran Murati nuk i merr votat për kryeparlamentar.
Krasniqi tha se po të kishte më shumë propozime në seancën e sotme, do të shihej si vullnet për të konstituuar Kuvendin nga ana e partisë së parë, por Krasniqi tha se fakti që nuk ndodhi, tregon se ishte vetëm lojë e VV-së, e nisur që nga 15 prilli.
“Sikur të kishte më shumë propozime kishim pa ndoshta një vullnet më të shumë të VV-së për ta konsituuar Kuvendin. Por kjo është vetëm një lojë që po vazhdon nga 15 prilli. Zgjidhja nuk duket askund. Përkushtimi ynë është të vijmë çdoherë në Kuvend, por vullneti te VV-ja po duket që nuk ekziston”, tha Krasniqi.
PDK-ja ka përsëritur tashmë disa herë që nuk voton asnjë emër të propozuar nga VV-ja që ka qenë pjesë e ekzekutivit. /Reporteri.net/