×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Kuvend

    Nenad Rashiqi bie në short, 55 votat e VV-së s’i kryejnë punë për nënkryetar

    Reporteri
    26 Gusht 2025 | 15:58

    Nenad Rashiq nga Partia Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nuk i mori votat e mjaftueshme për tu zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga Komuniteti serb.

    Ai mori 55 vota pro, 17 abstenime dhe 1 kundër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan pro.

    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës abstenuan.

    LDK dhe Lista Serbe nuk morën pjesë në votim, ndërkohë që AAK dhe Nisma nuk ishin në sallë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!