Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot humoristin  Osman Azemi, i cili ndodhet në spital pas  një aksidenti të rëndë automobilistik që pësoi kohë më parë.

Në këtë vizitë, Kurti shoqërohej nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Nga fotografitë e publikuara shihen Kurti e Bajqinovci  duke përqafuar dhe përshëndetur Azemin.

Reklamë

Fotografitë nga ky moment  janë shpërndarë nga vetë Kurti në rrjetin e tij social Instagram, ku shkroi: “Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligat. Të paçim gjatë, Osman Azemi”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Reklamë

Osman Azemi, i njohur për rolet e tij brilante në grupin e humorit “Stupcat”, është një nga figurat më të dashura të skenës humoristike kosovare.