×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: AAK do të angazhohet në temat nacionale që janë interes i shtetit

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 11:47

    Kreu i AAK-së, njëherit ish kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se partia e tij do të angazhohet në tema konkrete nacionale, të cilat janë interes i shtetit, si politika e jashtme, dialogu me Serbinë, sundimi i ligjit.


    Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se dialogu me Sebrinë duhet të zhvillohet pakushte dhe me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, të cilat janë interes i Shtetit. Ne do të angazhohemi në temat si më poshtë:

    Politikë e Jashtme

    • Forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve me SHBA
    • Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare – NATO dhe OKB
    • Statusi i kandidatit për BE
    • Përmbyllja e Procesit të liberalizimit të vizave

    Dialogu me Serbinë

    • Dialogu pa kushte me Serbinë
    • Njohje reciproke në kufijtë ekzistues
    • Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sipas Kushtetutës së Kosovës

    Politikat ekonomike

    • Politika ekonomike aktive më pak tatim e më shumë punësim, rritje ekonomike të qëndrueshme deri më 8 %
    • Rritje dhe stabilitet buxhetor
    • Ulja reale e informalitetit dhe luftimi i evazionit fiskal
    • Kosova e Re, investimi i Contour Global
    • Investimet në Energji të ripërtëritshme, energjia me erë dhe solare
    • Shtimi i subvencioneve në bujqësi
    • Pagat 10% rritje çdo vit
    • Implementimi i plotë i Zonave Ekonomike: Ajo Amerikane në Gjakovë dhe Gjermane në Prizren si dhe të gjitha zonat e tjera në tërë Kosovën

    Sundimi i Ligjit dhe Siguri

    • Buxhet shtesë për Ushtri, Polici, AKI, Prokurori, Gjyqësor, Doganë, Zjarrfikës – forcimi i shtetit ligjor
    • Ligji për pensionim të parakohshëm për policë dhe Ligji për sigurim shëndetësor dhe jetësor për policë

    Infrastrukturë dhe zhvillim rajonal

    • Ligji për Mitrovicën
    • Rruga Deçan – Plavë
    • Rruga Prizren – Tetovë
    • Ujëmbledhësit në Kosovë – Ujëmbledhësi i Lepencit
    • Përfundimi i korrigjimit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës në Bazë të Ligjit për Marrëveshjen
    • Autostrada e Dukagjinit

    Arsim dhe Politika sociale

    • Reformat në Arsim me implementimin e Arsimit dual
    • Realizimi i politikës për Shtesat e fëmijëve
    • Aktivizimi i fondit për sigurime shëndetësore
    • Rregullimi i pensioneve me ligj

    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!