×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Dëshmia

    Rubin: Clinton në telefonatën që pati e përgëzoi Thaçin se e mbajti fjalën siç duhej ta mbante një udhëheqës

    Reporteri
    16 Shtator 2025 | 17:29

    Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin po vazhdon dëshminë e tij në Hagë, ku është pyetur nga ekipi i Prokurorisë nëse do duhej atë kohë që UÇK-ja të kontrollohej e bëheshin hulumtime për ta, gjë për të cilën ai nuk u pajtua, pasi ishin një grup që s’kishin as strukturë ushtarake dhe thonin që kishin vlera demokratike.

    Rubin u pyet sërish për telefonatën me Presidentit atë kohë, Bill Clinton dhe Hashim Thaçit.

    Prokuroria:
    A pajtoheni me mua që nëse doni të verifikohej se UÇK ishte nën kontrollin e një grupi, a s’do duhej të verifikonit këtë element, a s’do duhej të bënit hulumtime?

    Rubin: Jo s’patojhem. Këtu bëhet fjalë për një grup që nuk është as shtet e as ushtri e as strukturë ushtarake. Këtu bëhet fjalë për një grup që kishin kërkesa ndaj perëndimoreve. Thanë që s’do marrin hak, kemi vlera demokratike. Nëse i kanë zbatuar këto vlera kjo u duk me pas në kohë”.

    Rubin: Unë nuk doja te verifikoja ashtu sepse unë e kuptoja dëshirën e tyre per te komunikuar me ne. Nuk bëra asnje verifikim sepse nuk mendoja se ishte e përshtatshme atë kohë.

    ……

    Prokuroria: Sipas jush nuk ka pasur as Shtab të Përgjithshëm e as Qeveri të përkohshme të Kosovës që të flitej me të dhe anëtarët e tyre pretendonin sikur ishin anëtarë të një qeverie që nuk ekzistonte?

    Rubin: Nuk e thash kështu tamam. Unë thjesht u thash që në një situatë lufte ku e kam parë vet, kur je atje në terren dhe merr pjesë në negociata kaq të rëndësishme me një grup personash që po përpiqen të fitojnë lirinë e tyre, sigurisht që përpiqen të përcjellin një imazh, nëse nuk do të ishin një organizim ushtarak, nuk do të merrnin dot armë prej perëndimit. Ata bënin, shtireshin sikur ishin më të organizuar seç ishin në realitet. Unë nuk u përpoqa të ul rolin e tyre apo të zbeh thjsht thash që ata aspironin për lirinë e tyre, që s’kishin pasur asnjëherë qeveri, që kishin qenë të shtypur. Ata bënin një përshkrim, ekzagjëronin gjëra që t’i besonim, edhe unë ashtu do të kisha bërë të isha në vend të tyre. Kishin aspirata.

    Prokuroria: Thirrjet telefonike që keni organizuar mes z.Thaçit dhe Clinton. A e kam kuptuar unë drejt që kjo telefonatë që organizuar ishte një lloj shpërblimi, ose mund të gjeni një fjalë më të mirë që ju ja dhatë z.Thaçi në këmbim të fjalës së tij që mbajti për nënshkrimin e marrëveshjes

    Rubin:
    Po edhe jo. Unë e dija që mund ta organizoja. e Kisha organizuar paraprakisht në fakt. E pyeta nëse do të ishte i disponueshëm Presidenti. Kur e pashë që ishte momenti i përshtatshëm për ta bërë, do ishte një stimul i rëndësishëm, mua mu duk momenti i përshtatshëm, përdora kartën e fundit, thirrja me Presidentin e ShBA-së. Mund ta kisha bërë si para dhe pas nënshkrimit.

    Prokuroria: Këtë telefonatë e pati veç me Thaçin, jo me z.Çeku?

    Rubin: E pati me personin që nënshkroi marrëveshjen.

    Prokuroria: A ju kujtohet në çfarë cilësie po fliste z. Cliton me Thaçin?

    Rubin: Si udhëheqës.

    Prokuroria: Presidenti Clinton në fund të telefonatës thotë se e adhuronte udhëheqjen e z.Thaçi,ju kujtohet?

    Rubin: Po, kjo ishte diçka që e thoshte Clinton.

    Prokuroria: Udhëheqës i kujt?

    Rubin: Udhëheqje është term që përdoret per nje person qe merr nje vendim te veshtire. S’kishte asnje kuptim nga pikëpamje juridike. Menduam se z.Thaçi i veshur civil, menduam se ishte lider, të cilit iu kërkuar të nënshkruante dhe Clinton e përgëzoi për udhëheqjen e tij se e mbajti fjalën siç duhej ta mbante një udhëheqës.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!