Stefano Pioli është emëruar trajner i ri i Milanit. Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe do ta pasojë Marco Giampaolon, i cili u shkarkua mbrëmë. Ndërkohë, tifozët “Rossoneri” e kanë shprehur menjëherë pakënaqësinë e tyre për trajnerin e ri.
Milani ka njoftuar se e ka emëruar Stefano Piolin për trajner të ri.
53 vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me gjigantin italian, ndërsa do ta pasojë të shkarkuarin Marco Giampaolo.
Ky i fundit e pagoi fillimin e dobët të sezonit me “Rossoneri” duke u larguar pas vetëm shtatë ndeshjesh.
Ky është shkarkimi më i shpejtë i një trajneri në histori të klubit.
Pioli do ta drejtojë Milanin për herë të parë të dielën tjetër në ndeshje me Leccen.
Ndërsa, disa tifozë të Milanit e kanë shprehur dëshpërimin dhe mospajtimin e tyre për emërimin e Piolit, duke kërkuar nga ai të largohet ende pa e drejtuar as në stërvitje ekipin e ri.